Qëndrimi për arsye familjare- Informacione
Me këtë dëshirojmë të ju ofrojmë informacionet e para se kush mundet të vij në Gjermani nga shkaqet familjare dhe se çfarë kushtesh duhet ti plotësojnë.
Ju lutemi veni re: Informacionet në vijim nuk mund të zëvendësojnë këshillimet individuale. Ju lutemi paraqituni tek bashkëpunëtorja jonë e projektit. Këshillimi është falas.
Nënshtetasit e Turqisë, Serbisë, Kosovës për të udhëtuar në Gjermani duhet të posedojnë vizën përkatëse për të realizuar të drejtën e qëndrimit të më tejmë në Gjermani. Nëse doni të udhëtoni në Gjermani për arsye familjare atëherë ju nevojitet viza për bashkim familjar. Ju mund të merrni një leje qëndrimi në Gjermani vetëm nëse keni një vizë për arsye familjare.
Rregullat me të cilat janë përcaktuar kushtet si anëtar i familjes së një Gjermani përkatësisht një jo qytetar i BE-së, i gjeni në nenin §§ 27-36 të ligjit mbi qëndrimin. Të rëndësishëm në këtë rast janë edhe nenet §§ 5, 10, 11 të ligjit mbi qëndrimin.
Grupi A: Anëtarët e familjes të nënshtetasve gjerman
Bashkëshortët, fëmijët e mitur të Gjermanëve gjithashtu edhe prindërit e të miturve gjerman kanë të drejtën e marrjes së vizës për bashkim familjar dhe më pas edhe leje qëndrimin. Ju mund të merrni vizën nëse ju edhe pas udhëtimit tuaj në Gjermani martoheni me një person të tillë.
Bashkëshorti-ja i/e një Gjermani-e e merr lejen e qëndrimit nëse plotëson këto kushte:
Pasaportë valide
Kërkesën për vizë të bërë në Kosovë
Të dhëna korrekte lidhur me qëllimin e qëndrimit
Kurorëzim të efektshëm me një nënshtetas gjerman
Përkatësisht, nëse janë përgatitur të gjitha dokumentet për vënien e kurorës dhe kurorëzimi mund të bëhet në mënyrë efektive pas udhëtimit në Gjermani.
Bashkëshortët dëshirojnë në Gjermani të jetojnë një jetë të përbashkët martesore, ata në fakt, duhet të jetojnë së bashku.
Nuk ka martesë fiktive, nuk ka martesë detyruese.
Para udhëtimit duhet të jepet Testi i Goethe Institutit lidhur me njohuritë me gojë dhe me shkrim të gjuhës Gjermane të nivelit A1
Mos të jetë i rrezikshëm për sigurinë dhe rendin publik, posaçërisht mos të ketë kryer ndonjë vepër penale.
Mos të jetë dëbuar më herët nga Gjermania
Sipas rregullave mundësi për mbajtjen e vetës financiarisht nuk është kusht. Nëse mund të siguroni mjete tuaja financiare atëherë kjo është më lehtë. Sigurimi financiar i juaj mund të sigurohet p.sh. nga bashkëshorti, ose nga të hyrat vetanake ose pasuria vetanake. Marrja e rregullt e ndihmave familjare si shtesat për fëmijë, shtesat për prindër, janë me dobi dhe këto mjete vlejnë si të hyra vetanake.
Enti për të huaj në Gjermani duhet të pajtohet-jep pëlqimin për Bashkimin Familjar.
Rekomandohet që në radhë të parë qendrat tona të këshillimit të kontaktojnë me entin për të huaj.
Grupi B: Anëtarët e familjes së të huajve të ashtuquajturit anëtarët e familjes së vendeve të treta ( kjo nuk vlen për anëtarët e familjes që janë nënshtetas të ndonjërit nga shtetet anëtare të BE-së) ose të hapësirës ekonomike evropiane ( Norvegjia, Islanda, Lichtenstein ose Zvicra).
Për bashkëshortët të cilët nuk janë qytetar të BE-së, një bashkim familjar është i mundur nëse bashkëshorti i cili jeton në Gjermani ka të drejtën e qëndrimit, që tregon se ka qëndrim të përhershëm, si dhe duhet të plotësohen kushtet sipas § 30 të ligjit mbi qëndrimin.
Bashkëshorti mund të merr një leje qëndrimi nëse plotëson këto kushte (por jo përfundimisht):
Pasaportë valide
Kërkesën për vizë të bërë në Kosovë
Të dhëna korrekte lidhur me qëllimin e qëndrimit
Kurorëzim të efektshëm me një huaj i cili ka të drejtën e qëndrimit në Gjermani dhe i cili mund të tërheq familjen (krahaso § 30 i ligjit mbi qëndrimin,§ 29 pika 3 e ligjit mbi qëndrimin)
Përkatësisht, nëse janë përgatitur të gjitha dokumentet për vënien e kurorës dhe kurorëzimi mund të behët në mënyrë efektive pas udhëtimit në Gjermani.
Bashkëshortët dëshirojnë në Gjermani të jetojnë një jetë të përbashkët martesore, ata duhet në fakt edhe të jetojnë së bashku.
Mos të jetë i rrezikshëm për sigurinë dhe rendin publik, posaçërisht mos të ketë kryer ndonjë vepër penale.
Mos të jetë dëbuar më herët nga Gjermania
Duhet të sigurohet pa tjetër përkrahja financiare ( p.sh. nëpërmjet mbajtjes nga bashkëshorti nga të hyrat ose pasuria vetanake si dhe nga ndihmat për familjen si shtesat e fëmijëve, paratë për fëmijët dhe paratë për prindërit.
Duhet dëshmuar hapësirë e mjaftueshme e banimit
Enti për të huaj në Gjermani duhet të pajtohet-jep pëlqimin lidhur me bashkimin familjar.
Gjithashtu edhe me këtë rast rekomandohet që në radhë të parë qendrat tona të këshillimit të kontaktojnë me entin për të huaj.
Të huajt më të drejtë qëndrimi kanë të drejtë të tërheqjes së fëmijëve të tyre të mitur (vetëm deri sa ata nuk i mbushur akoma 16 vjet). Kushtet mund ti gjeni në § 32 të ligjit mbi qëndrimin
Grupi C: Anëtarët e familjes të një shteti tjetër anëtar të BE-së, ose hapësirës ekonomike evropiane (Norvegjisë, Islandës, Lichtenstein) ose Zvicrës.
Për bashkëshortët, fëmijët dhe anëtarët tjerë të familjes që janë qytetar të BE-së ose hapësirës ekonomike evropiane, që jetojnë në Gjermani vlejnë rregullat e të drejtës lëvizjes së lirë ( zgjedhjes së vendbanimit). Me këtë rast nuk duhet që të dëshmoni njohuri të gjuhës gjermane. Këto rregulla vlejnë për bashkëshortët, fëmijët dhe prindërit e fëmijëve të mitur me nënshtetësi të këtyre vendeve:
Belgjikë(BE), Itali(IT), Rumani(RO)
Bullgari(BG), Letoni(LV), Suedi(SE)
Danimarkë(DK), Lituani(LT), Sllovaki(SK)
Gjermani(DE), Luksemburg(LU), Slloveni(SI)
Estoni(EE), Malta(MT), Spanjë(ES)
Finlandë(FI), Holandë(NL), Çeki(CZ)
Francë(FR), Austri(AT), Hungari(HU)
Greqi(GR), Poloni (PL), Britania e Madhe(GB)
Irlanda(IE), Portugali(PT), Republika e Qipros(CY)
Norvegji, Islandë, Lichtenstein, Zvicër(CH).
Këto informacione japin vetëm një këndvështrim të përgjithshëm. Ndërsa për këshillime të më tejme, ju lutemi drejtojuni bashkëpunëtorëve të ekipit të projektit.

Dëshmia e njohurive të thjeshta të gjermanishtes në rast bashkimi me bashkëshortët nga jashtë