kontakti

.jpg

 

Annamaria Farkas-Mecinaj
Bashkëpunëtore e projektit
Projektmitarbeiterin


APPK-AGEF
Tel. +381 (0)38 243474 -29
Fax. +381 (0)38 243475
Rr/Str. Andrea Gropa n.n.
10000 Prishtinë,
Republika e Kosovës / Republic of Kosovo

Mail: annamaria.mecinaj@appk.org

Internet: http://www.appk.org/

       

       


      Mirë se vini në portalin për këshillime online nga Projekti "Të arrish i përgatitur në vendin e ri" për ata që jetojnë  në Kosovë

       

      Rreth këtij portali për këshillime online  ju mund të komunikoni sigurt me zyrat tona të këshillimit në Kosovë. Të dhënat barten  në mënyrë të  koduar dhe nuk mund të lexohen nga persona të tjerë. Sistemi ofron nivelin më të lartë të mbrojtjes së të dhënave. Për të përdorur sistemin, klikoni mbi linkun e mëposhtëm, pasi ju të keni lexuar këtu udhëzimet në gjuhën shqipe.

      Çfarë duhet të bëni?

      1. Regjistrohu dhe fillo me kërkesa për këshilla .

      Nëse ju klikoni në linkun e mëposhtëm do të ju hapet direkt faqja e regjistrimit.

      •Tek “Kodi postar i vendbanimit” ju duhet të plotësoni numrin pesë shifror të kodit postar të vendbanimit në Gjermani. Është menduar vendbanimi, ku anëtari i familjes banon në Gjermani, tek i cili ju dëshironi të shpërnguleni. Nëse ju nuk e dini kodin postar, por emrin e qytetit, atëherë ju  mund të gjeni këtu  kodin postar:  http://www.postdirekt.de/plzserver/
      Përderisa ju nuk e dini kodin postar, ju nuk duhet  të shënoni atë aty.
      • Tek “Emri i  Identifikimit” ju duhet të plotësoni emrin e identifikimit të cilin ju vetë e keni zgjedhur. Por ai duhet të jetë i gjatë prej më së paku  6 shenjave.
      • Tek "Fjalëkalimi", ju lutemi jepni fjalëkalimin tuaj të zgjedhur. Në hapin tjetër, ju duhet të përsërisni sërish edhe një herë fjalëkalimin ("Përsërit fjalëkalimin"), për të qenë i sigurt se ju e keni shkruar të njejtën.
       
      Ju mund të zgjidhni vetë “Emrin e përdoruesit “ dhe "Emrin e identifikimit" lirshëm. Ju duhet të  mbani  patjetër në mend “ Emrin e përdoruesit” dhe “ Emrin  identifikues”. Nëse doni më vonë të bëni një kërkesë këshilluese ose dëshironi ti merrni përgjigjet tuaja, ju duhet të shfrytëzoni   "Identifikohu" dhe "Fjalëkalimin". Ju lutem mbani mirë në mendje emrin "Identifikohu" dhe "Fjalëkalimin" në mënyrë të tillë që personat tjerë mos të kenë njohuri për to. Përndryshe ekziston rreziku që kërkesa për këshilla dhe përgjigjet të lexohen nga të tjerët. Nëse juve anëtarët e familjes ju ndihmojnë në përdorimin e kompjuterit, ata nuk duhet  gjithashtu ta dinë atë, se si është emri identifikues dhe fjalëkalimi juaj.

      Mos harroni: Nëse ju i shënoni, ato lehtë mund të merren nga të tjerët.

      Ju  mundeni pastaj në vazhdimësi ti shtroni kërkesat tuaja këshilluese. Kjo është njësoj  sikurse në një e-mail program.
      •Tek  “Rreth kërkesës suaj” formuloni atë ju lutem  në formë të shkurtër të përbërë  prej dy ose tri fjalëve kyçe, se për çfarë ka të bëjë  kërkesa juaj.
      •Tek  “ Kërkesa juaj”  përshkruani  ju lutem problemin tuaj në mënyrë të hollësishme dhe shkruani pyetjen  tuaj.
      Nëse  ju shtypni“ Dërgoni”, kërkesa juaj shkon automatikisht nëpër rrugën e koduar në zyrën tonë të këshillimit. Ju pranoni pastaj  konfirmimin, se kërkesa juaj është dërguar tutje.

      Ju do të pyeteni nga kjo faqe,se a dëshironi ju një E-Mail konfirmimi,në qoftë se  nga kërkesa e juaj e parashtruar ka një përgjigje. Nëse ju e jepni  E-Mail adresën tuaj atje, do të informoheni menjëherë sapo të keni një përgjigje. 
      Nëse ju atje nuk jepni  kurrfarë E-Mail adresë, ju duhet vetë herë pas herë të shikoni në sistem dhe të identifikoheni se a ka tashmë  një përgjigje.   
      Dhënia e një E- Mail adrese nuk është e këshillueshme nëse gjithashtu edhe personat e tjerë e shohin atë dhe këtë nuk duhet ditur, se ju e përdorni sistemin  këshillues online.
          
      Nëse ju jepni një E- Mail adresë, ju pranoni konfirmimin e mëposhtëm:

      2. Merreni përgjigjen

      Zyra jonë e këshillimit përpiqet sa më parë që të jetë e mundur të ju përgjigjet në kërkesën tuaj.
      Ngase ne  pranojmë shumë kërkesa  dhe kryejmë biseda telefonike personale këshilluese, nuk mundemi  çdoherë të ju japim një përgjigje të shpejt.  

      Ne përpiqemi, që në kushte normale brenda dy deri tri ditë pune të merrni një përgjigje. Nëse është shumë urgjente (veçanërisht  nëse ju keni marrë  një letër dhe afati kohor është i kufizuar), atëherë ju lutemi na kontaktoni  nëpërmes të telefonit.   
      Për  marrjen e njoftimit ju duhet sërish të lajmëroheni  përmes faqes së njëjte startuese me „Emrin identifikues“ dhe „Fjalëkalimin“. Dhe për të ardhur tek maska e të dhënave, klikoni mbi shenjën e kokës  mbi  nocionin „Identifikohu“.   
      Shikoni pastaj një fushë, mbi të cilën ju duhet të jepni vetëm “Emrin identifikues” dhe „Fjalëkalimin“ tuaj. Ju e shikoni pastaj se a është  tashmë ndonjë përgjigje dhe mundeni ta  lexoni pastaj atë. Po ashtu edhe nëse ju përmes E-Maili  njoftoheni se tashmë është një lajm, ju duhet ta merrni atë përmes rrugës së njëjtë. Njoftimi nuk do të ju dërgohet juve në mënyrë automatike, me qëllim që personat e paautorizuar të mos mund ta lexojnë atë.
      Ju mundeni që njoftimit ose ti përgjigjeni ose të parashtroni sërish pyetje të reja. Procedura  e mëtutjeshme  vijon  ashtu  siç është  përshkruar më lart.   
       
       Çfarë duhet të keni kujdes:

      • Një Këshillim “ Online” nuk mund ta zëvendësoj  një këshillim  personal.
      Sa më të  sakta  dhe kuptimplote të jenë të dhënat e juaja, aq më qartë dhe saktë ne mundemi t’ua japim përgjigjen.
      Në shumë raste ne jemi të obliguar sërish të ju pyesim, me qëllim që tu japim informata sa më të sakta. 
      Përmes  këshillimit – Online  ne mundemi në mënyrë të kufizuar të verifikojmë, nëse ne juve apo  ju neve na keni kuptuar ne mënyrë të drejtë.
      Ju duhet atëherë gjithsesi  ta merrni në konsideratë një këshillim personal ose së paku një këshillim përmes telefonit.

       • Ne përpiqemi që t’iu japim përgjigje sa më të mirë dhe sa më të saktë që të jetë e mundur. Por as ne nuk i dimë dhe nuk i shohim të gjitha. Ju lutemi që të keni mirëkuptim,se ne për këtë formë të këshillimit nuk marrim përgjegjësi.

      • Ju lutemi mbajini të fshehura të dhënat tuaja për kyçje (“Emri i Përdoruesit” dhe “Fjalëkalimi”). Me këtë evitojmë rrezikun që dikush tjetër ti lexoj përgjigjet apo pyetjet e juaja.


       

      Hier kommen Sie zur Onlineberatung:

       

      Und hier noch die Übersetzung der wichtigsten deutschen Begriff, die Sie auf dem Portal finden:


      „Anmeldung“ =  Rexhistrim/lajmrim


      „Login“= Identifikohu


      „Postleitzahl“= Kodi Postar


      „Loginname“= Emri identifikues


      „Passwort“= Fjalekalimi


      „Passwort-Wiederholung“= Perserite Fjalekalimin


      „Betreff  Ihrer Anfrage“= Çështja e kërkesës suaj


      „Ihre Anfrage“ = Kërkesës suaj
       
      „Abenden“ bzw. „Senden“ = Dërgoje


      „Antworten“ = Përgjigju


      „E-Mail-Adresse“ = Posta elektonike


      „Schreiben“ = Shkruaj


      „Eingang“ = Hyrja


      „Alte Nachrichten“ = mesazh i vjetër


      „Entwürfe“ = draft


      „Gesendet“ = E dërguar


      „Gelöscht“ = E fshirë


      „Eigene Dateien“ = Dokumentet e mia


      „Beratungsstelle“ = Vendkëshillimi


      „Berater“ = Konsultant/Këshilltari


      „Beraterin“ = Konsultante/ Këshilltarja


      „Zurück“= Mbrapa


      „Seite drucken“ = Fotokopjoje Faqen


      „Fenster schließen“ = Mbylle Dritarën

       


       


       

           

          Onlineberatung

          weiter zur Onlineberatung...