Të arrish i përgatitur në vendin e ri - Projekt i Diakonisë me qëllim të mbështetjes së para integrimit

 

Projekti mbështet personat si në vijim:
  • Të fejuarin ose të fejuarën tënde, ose partnerin i cili jeton në Gjermani. Ju dëshironi që të jetoni së bashku me të në Gjermani?
    ose
  • Ju dëshironi të shpërnguleni së bashku në Gjermani me partnerin tuaj, me fëmijën ose prindërit tuaj gjerman?
    ose
  • Ju jetoni momentalisht në Gjermani. Ju dëshironi që fëmija juaj i mitur të jetoj gjithashtu në Gjermani?

Atëherë jeni në vendin e duhur.

Projekti ” Të arrish i përgatitur në vendin e ri” dëshiron që të ju ndihmoj në këtë rast.

Pjesa e projektit në Turqi do të implementohet në bashkpunim me fondacionen APPK. www.appk.org  

Si ju mbështet ky projekt?

Nëse dëshironi që në Gjermani të vini si partner martesor Ju duhet që në shumicën e rasteve, para marrjes së vizës të dëshmoni se posedoni njohuri të gjuhës gjermane. Kërkohet i ashtuquajturi Niveli A1


Informacione të më tejme për këtë gjeni në vijim:

Projekti për fat të keq nuk mund të ju financoj kursin e gjuhës. Mirëpo projekti ju mbështet juve në atë se si të gjeni një kurs gjuhe adekuat. Partnerët tanë kooperues në regjione të ndryshme ofrojnë kurse të gjuhës. Ju do të merrni nga ne informacionet e domosdoshme rreth temës Kurset e gjuhës, provimet, si dhe sugjerimet se si të mësoni vetë gjermanishten.

Qëllimi kryesor i projektit është Këshillimi. Ne ju japim të gjitha informacionet e domosdoshme. Ne ju mbështesim ju lidhur me procedurat e vizës. Ne ju japim të gjitha informacionet mbi atë, se çka ju pret në Gjermani. Ne ju ndihmojmë që ju të parapërgatiteni për jetën tuaj në Gjermani.

Kur të jeni në Gjermani, nëpërmjet qendrave të migracionit për këshillim, do të mbështeteni dhe shoqëroheni nga organizatat për përkujdesje sociale ( Caritasi, Diakonia, AWO, DRK-ja, Organizata e barazisë për përkujdesje sociale). Qëllimi ynë është që ju gjithmonë të keni një këshillim dhe shoqërim kompetent.

Informacione të më tejme lidhur me temën Qëndrimi për arsye familjare

Projekti „ Të arrish i përgatitur në vendin e ri“ financohet nga Diakonia dhe fondet për integrime evropiane.



 

     

    Onlineberatung

    weiter zur Onlineberatung...